House of Arts Club është vendi që gërsheton në mënyrën idale artin dhe argëtimin. Një vend i ngritur për artin dhe ku bëhet art. I inkorporuar te Akademia e Arteve, House of Art Club është shtëpia e të gjithë studentëve, aty ku kanë performuar për herë të parë ata që sot janë artistë.
Një ambjent dykatësh, ku mund të shijohet në mënyrën më të mirë kafja e mëngjesit, ku mund të diskutohet për artin dhe temat e ditës. Por edhe një vend, ku studentët bëjnë realitet ëndrrat e tyre për të promovuar ekspozitat e piktures, fotografive apo për të vënë në skenë pjesë teatrore.
Në nje skene e cila nuk eshte thjesht promovuesja e punes se artisteve te rinj, ku realizohen projekte të ndryshme, por një vend që e kthen House of Arts në një shkollë arti. Ndërsa në pjesën e sipërme mund të shijosh në qetësi kafen e mëngjesit mes miqsh ose kolegësh. Një ambjent relaksues, me muzikë të zgjedhur, nga ku mund të shohësh zonën e skenës dhe të shijosh krijmtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve.
Ndërsa gjatë paradites House of Arts është vendi më mikëpritës për studentët, në mbrëmje ndryshon formë dhe shndërrohet në vendin më të preferuar të argëtimit. Këngëtarë, grupe muzikore të rrymave të ndryshme performojnë live në House of Arts për të kënaqur të gjithë klientët me muzikën më të zgjedhur. Ritmet e momentit miksohen dhe sillen në formën më origjinale edhe nga dixhejt më me emër, që për orë të tëra krijojnë atmosferën ideale për t’u argëtuar. Pasi House of Arts është shtëpia e artit dhe argëtimit.



HOA CLUB