Në mbrëmje, House of Arts shndërrohet në night club. Një ambjent modern, me mure me thyerje dhe me rafinitura. Në çdo cep të sallës mund të shihet shfaqja ose skena, ku performojnë këngëtarë dhe grupe muzikore të rrymave të ndryshme. Emrat më të shquar janë ngjitur në skenën e House of Arts, duke sjellë me origjinalitetin e tyre pjesët më të bukura dhe më të pëlqyera muzikore.
Bari plotëson të gjitha shijet e klientëve dhe është në funksion të muzikës live ose me dixhej. Ndriçimi disa llojësh është gjithashtu, në funksion të atmosferës që krijohet.
Një ambjent i bollshëm prej 600 metra katror, me një kapacitet prej 300 vetësh shndërohet në vendin ideal për të kaluar një mbrëmje argëtuese.


