GRUPI "HOUSE OF ARTS", ALBANIA

ROYAL RESTAURANT

E-mail Print PDF
Dëshironi magjinë?! Në një ambjent elegant dhe plot klas, shoqëruar me një shërbim perfekt ku arti i te gatuarit eshte ne lartesine e ambjentit ?! Royal Restaurant.

Në një sipërfaqe 900 metra katror, me një dekor të ngrohtë dhe arkitekturë bashkëkohore. Një vend ideal për të qëndruar në shoqërinë e të afërmve, miqve dhe kolegëve. Një menu e larmishme dhe një staf profesionistesh për t’ju krijuar atmosferë të këndshme.

Jo vetëm cilësia e ushqimit dhe shërbimi perfekt, por gjithcka tjetër, arredimi, ndricimi, ngjyrat dhe muzika, e bëjnë Royal Restaurant vendin ideal për të zhvilluar takime eskluzive dhe biseda biznesi.

I krijuar per ti sherbyer Klienteve VIP, duke ju ofruar ambjentin dhe sherbimin qe te ndjehen vertet te tille, e ne te njejten kohe dhe te zakonshmit te ndjehen VIP.
Mund të zgjidhni të qëndroni në sallën kryesore, në tarracën e jashtme apo në sallen VIP. E ideuar qe klienti të gjeje qetësinë dhe konfortin e dëshiruar ne cilindo prej ambjenteve tona. Një vend elitar, që frekuentohet nga njerëzit e suksesshëm dhe që garanton standartin më të lartë. Në menu-në e pasur me produkte të freskëta, do t’ iu shërbehet gjithcka që dëshironi, ku cilesisa eklipson cmimin. Stafi i specializuar, që realizon pjata të mrekullueshme në shije dhe në servirje, kujdeset që çdo detaj të jetë perfekt.
Royal Restaurant, përvoja juaj e paharruar!

 
You are here: HOME ROYAL RESTAURANT