GRUPI "HOUSE OF ARTS", ALBANIA

EVENIMENTE - ROYAL RESTAURANT

E-mail Print PDF

Elegancë, me nje stil ku klasikja qendron ne harmoni me modernen, shërbim perfekt dhe ushqim cilësor, Royal Restaurant i bën të paharrueshme ngjarjet me te rëndësishme të jetës tuaj. Për ata që preferojnë ambjentet e hapura, tarraca e jashtme plotëson cdo kërkesë. Me kapacitet prej 150 personash, ambjenti i zbukuruar me lloje të ndryshme lulesh shndërrohet në vendin perfekt të bukurisë dhe qetësisë gjatë muajve të verës.

Sharmin, Elegancen, Intimitetin, qetësinë dhe konfortin do ta gjeni në salet VIP, ambjentin e ri që i është shtuar restorantit. Vendi i përshtatshëm jo vetëm për dreka dhe darka pune e bizesi, por edhe takime intime. Ju do të gjeni gjithcka që dëshironi për të kaluar disa orë të këndshme. Me nje larmi ambjentesh, evenimentet e rëndësishme të jetës tuaj marrin vlere ne Royal Restourant.

 
You are here: HOME ROYAL RESTAURANT EVENIMENTET